Britani: Anija me emigrantë u fundos, të paktën tre të vdekur
Lexohet për: 2 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një varkë e vogël me emigrantë u fundos në bregun juglindor të Anglisë pranë Kentit herët këtë mëngjes dhe të paktën tre persona humbën jetën në aksident.

Numri i viktimave me shumë gjasa nuk është përfundimtar, raporton BBC.

Sipas informacioneve të një bashkëpunëtor të BBC-së, i cili i referohet një personi afër vendit të ngjarjes, 43 persona janë shpëtuar, 30 prej tyre nga dallgët e detit.

Anija e vogël ka shumë të ngjarë të përmbytet në bregun e Dungeness rreth orës katër të mëngjesit, 48 kilometra në perëndim të Doverit.

Operacioni i shpëtimit filloi në ujërat e akullta të Anglisë menjëherë pas informacionit për aksidentin dhe në operacionin e shpëtimit iu bashkuan roja bregdetare, marina franceze dhe ambulanca ajrore.

Varkat e vogla që transportonin emigrantë përpiqen rregullisht të kalojnë Kanalin Anglez nga Franca në brigjet britanike.

Rreth 45 mijë persona arritën ta kapërcejnë këtë udhëtim të rrezikshëm dhe të arrijnë në Angli këtë vit, që paraqet një numër rekord krahasuar me vitet e mëparshme.

Që nga viti 2014, 205 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në Kanalin Anglez.

Aksidenti më i madh i këtij lloji u regjistrua në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 27 emigrantë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025