Brenda Spanjës: Legjendat largohen, ofertat vijnë dhe mesfushori i Liverpoolit zbarkon në La Liga?
Lexohet për: 3 min.
10-Spanja
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Mund të jetë një verë e dhimbshme për tifozët e legjendave të dashura (dhe të urryera) të futbollit spanjoll. Një numër veteranësh mund të largohen nga La Liga këtë verë, duke filluar nga Luka Modric.

Këtë javë u bë e ditur se pavarësisht se kroati ishte i gatshëm të qëndrojë në një rol të reduktuar, Real Madridi nuk e ka ndërmend t'i ofrojë atij një marrëveshje të re, që do të thotë se ai ka vetëm një lojë të mbetur në “Santiago Bernabeu”, raporton KosovaPress.

Ndërkohë situata e Toni Kroos nuk është më e qartë, me bisedimet e tij që do të zhvillohen pas finales së Ligës së Kampionëve. Lajme më të trishtueshme për madrilenët, ku objektivët si Leny Yoro dhe Alphonso Davies bëhen më të largëta me kalimin e kohës, nëse raportet që vijnë nga kryeqyteti janë të besueshme.

Sevilla e ka konfirmuar se Jesus Navas do të largohet nga klubi, 20 vjet pasi bëri debutimin e tij, me një pauzë katërvjeçare në Manchester City duke ndërprerë një karrierë të tërë të kaluar atje. Një tjetër 38-vjeçar i palodhur, Sergio Ramos gjithashtu duket të jetë i lidhur me Major League Soccer, San Diego FC për të qenë të saktë, përveç nëse dikush vjen me një ofertë më të mirë.

Barcelona do të donte shumë që dikush të ofronte ndonjë ofertë për lojtarët e saj. Raportet e fundit që Bayern Munich do të bëjë një për Ronald Araujo sugjerojnë që Manchester United duhet të lëvizë nëse ata vërtet e duan atë këtë verë. Diku tjetër ku po zhurmon saga e Vitor Roques, Barcelona është lidhur shumë me Nico Williams këtë javë, por nëse nuk e shesin Araujon, është e vështirë ta shohësh gjigantin spanjoll të ofroj klauzolën e tij të lirimit prej 55 milionë euro.

Ju mund të nënshkruani golashënuesin më të mirë në La Liga për më pak – klauzola e lirimit të Artem Dovbyk në Girona është vetëm 40 milionë euro, dy milionë euro për çdo gol që ai ka shënuar. Girona do të duhet të bëjë një punë të shkëlqyer për të zëvendësuar disa nga yjet që do të largohen dhe mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara po konsiderohet nga klubi spanjoll.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025