Brenda 24 orëve policia konfiskon 47 patentë-shoferi
Lexohet për: 1 min.
Policia
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka vazhduar aktivitetet në teren me qëllim të zbatimit të urdhrit operativ, për të ofruar siguri në trafik dhe për të ndëshkuar ata që nuk përfillin rregullat.

Gjatë zbatimit të detyrave, policia e trafikut dhe ajo e rendit publik, gjatë 24 orëve të shkuara në rajonin e Prishtinës ka realizuar 158 pika kontrolli për vetura, në rajonin e Gjilanit 68, Ferizaj 82, Prizren 43, Gjakovë 44, Pejë 56, Mitrovicën e Jugut 63 dhe rajonin e Mitrovicë Veri 20.

Me këtë rast, për shkelje më të rënda në trafik janë konfiskuar 47 patentë-shoferi.

Policia e Kosovës serish u bënë thirrje pjesëmarrësve në trafik që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat, në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024