Brazili në ”gjunjë” prej zjarreve masive
Lexohet për: 1 min.
364e0f1ff08d3b3743b10ecd7d4e5fb1
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Emergjenca e zjarrit po përkeqësohet në shtetin brazilian të Sao Paulos, ku të paktën 34 qytete përballen me një gjendje fatkeqësie për shkak të numrit të paprecedentë të zjarreve të regjistruara veçanërisht gjatë fundjavës.

Pamjet e transmetuara nga televizionet lokale dhe qytetarët në rrjetet sociale kujtojnë një skenar apokaliptik me qiellin të padukshëm për shkak të mbulesës së dendur të tymit të zi dhe ajrit që vështirëson frymëmarrjen.

Në pjesën më të madhe të shtetit më të populluar të Brazilit, qytetarët përballen me ndotje ekstreme, rreziqe të frymëmarrjes dhe shqetësime të mëdha.

Qindra shtëpi janë evakuuar, dhjetëra rrugë dhe autostrada janë të pakalueshme dhe mijëra qytetarë janë bllokuar pa mundësinë e arritjes së destinacioneve të shumta. /ATSH-ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024