Brahimaj: Do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë dhe trefishim të buxhetit për bujqësi
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Brahimaj aak
4 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj u zotua se me AAK-në në qeveri do të sigurohet infrastrukturë më e mirë dhe trefishim i buxhetit për bujqësi.

Pas takimit me banorët e fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah, ai tha se do të krijojnë kushte dinjitoze për çdo familje që jeton në këto fshatra.

“Diskutuam për të ardhmen që meritojnë këto vendbanime kufitare me histori e traditë. Potenciali bujqësor dhe blegtoral i kësaj zone është i jashtëzakonshëm, por që kërkon mbështetje institucionale për t'u zhvilluar plotësisht”, shkroi Brahimaj në Facebook.

Ai tha se Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe që transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025