Artan Behrami e kallë edhe Suhodollin, rikthen fjalinë e Bajram Rexhepit për xhep të vogël
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
artani---21-01-2025
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, mbrëmë në vendbanimin e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Bajram Rexhepit, ka mbajtur një fjalim, ku mori shumë duartrokitje dhe vëmendje.

Gjatë fjalimit, ai ka përmendur mikun e tij, Bajram Rexhepin, i cili vjen nga kjo lagje. Ai ka theksuar se, si asnjëherë më parë Kosovës i duhet urtësia dhe largpamësia e Bajram Rexhepit.

Më  tej ka ironizuar edhe me Vetëvendosjen, duke e ringjallur një fjali të Bajram Rexhepit:

“Këta të Vetëvendosjes i shti në xhep të vogël”! "Edhe sonte nga Suhodolli po e dërgojmë të njëjtin mesazh: me dalë me votu, dhe më 9 shkurt me i shti në xhep të vogël, ndërsa Bedri Hamzën ta bëjmë kryeministër".

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025