Brad Pitt kapet në plazh me të dashurën 30 vjet më të re
Lexohet për: 2 min.
bp
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktori i famshëm Brad Pitt dhe e dashura e tij 30-vjeçare më e re Ines de Ramon janë fotografuar të përqafuar në një shëtitje në mëngjes në plazh në Santa Barbara. 34-vjeçarja De Ramon, nënkryetare e brendit Anita Ko, e pushtoi aktorin e njohur dy vjet më parë dhe qe atëherë janë të pandarë. Ines u transferua në shtëpinë e Brad në shkurt të këtij viti, dhe çifti tani është fotografuar duke ecur buzë oqeanit. Pas divorcit nga Angelina Jolie, Pitt u takua me gra të tjera, por asnjë nga ato marrëdhënie nuk u shndërrua në diçka serioze, derisa u takua me De Ramon. Ines ka qenë në lidhje me yllin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley, me të cilin u martua më 2019, por tri vjet më vonë idilit martesor i erdhi fundi. Ines jeton në Los Anxhelos dhe flet pesë gjuhë - frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. Para SHBA-së, ajo jetoi dhe studioi ekonomi në Gjenevë për tri vjet. Brad, i cili ka gjashtë fëmijë me Jolie, është në proces divorci qe nga 2019 dhe para se të martohej me të, ai ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024