Ylli i Hollywoodit, Brad Pitt duket se ka gjetur sërish lumturinë në dashuri. Pasi së fundmi nxitën thashethemet për një romancë me bukuroshen 29-vjeçare Ines de Ramon, tashmë dihet se çifti i mundshëm synon të lundrojë në Vitin e Ri së bashku.
Këtë informacion e ka bërë të ditur një burim pranë çiftit për People, i cili gjithashtu ka përmendur se çifti po kalon gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.Pitt dhe Ines, e cila është 30 vjet më e re, thuhet se kanë qenë në një lidhje prej disa muajsh dhe janë njohur përmes një shoqërie të përbashkët.
Ata u panë së bashku në publik për herë të parë në fund të muajit të kaluar kur u fotografuan në një koncert Bono në Los Anxhelos. Më pas atyre iu bashkuan Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.
Meqë ra fjala, de Ramon punon për markën Nakita Anita Ko., dhe përpiqet ta mbajë privatësinë e saj për vete, dhe në përputhje me rrethanat, profilet e saj në rrjetet sociale janë gjithashtu të kyçura. Publiku e takoi edhe si gruan e yllit të "Vampire Diaries", Paul Wesley.
Çifti u divorcua me vendim të përbashkët në shtator, pas tri vjet martesë.