BQK vlerësohet lartë nga raporti i FMN-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
BQK vlerësohet lartë nga raporti i FMN-së
12 orë më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është vlerësuar lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të konsultimeve të nenit IV për vitin 2024 dhe rishikimit të tretë të marrëveshjes Stand-By dhe marrëveshjes për qëndrueshmëri.

Raporti i stafit të FMN-së, i udhëhequr nga David Amaglobeli - Shefi i Misionit për Kosovën, ka mirëpritur progresin e bërë nga BQK në avancimin e kuadrit ligjor dhe mbikëqyrës si dhe reformat e ndërmarra nga BQK për ruajtjen e stabilitetit financiar.

“Vlerësimi pozitiv i FMN-së thekson qasjen proaktive të BQK-së në forcimin e qeverisjes, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare, pagesave digjitale, si dhe reformat e ndërmarra për harmonizim me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian. Për më tepër, FMN vlerësoi progresin e BQK-së në avancimin e kuadrit ligjor përmes Ligjit të ri për Bankat, i cili ka vendosur bazën për praktika moderne rregullatore dhe mbikëqyrëse, si dhe Ligjit për Shërbimet e Pagesave, përveç forcimit dhe avancimit të mbikëqyrjes bankare. Gjithashtu, thekson se modernizimi i procesit të mbikëqyrjes bankare, përfshirë Procesin e Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), është në përputhje me kuadrin mbikëqyrës të zbatuar nga Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BQK.

Sipas raportit, sektori bankar mbetet i shëndetshëm - fitimprurës dhe mirë i kapitalizuar, me nivele të ulëta të kredive joperformuese dhe potencial të konsiderueshëm për zgjerim.

BQK njofton se largimi i tarifave për llogaritë bazike bankare dhe masat administrative për të luftuar informalitetin kanë kontribuar në rritjen qasjen në financa dhe kredive për ekonomitë familjare.

Raporti thekson se programi ka përformuar mirë, të gjitha kriteret e performancës kuantitative dhe treguesit kyç për rishikimin e tretë të Marrëveshjes Stand-By janë përmbushur.

Ndryshe, misioni i FMN-së ka qëndruar në Kosovë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024