BQK njofton se ka marr vlerësim të lartë nga FMN-ja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në Kosovë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.

“FMN ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj. Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë si dhe reformat e ndërmarra drejt harmonizimit me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Sa i përket sektorit financiar, sipas BQK-së, ekipi i FMN-së konstaton se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm dhe në rritje mbështetur nga kreditimi i fortë dhe i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar në nivele adekuate dhe me normë të ulët të kredive joperformuese.

“Reformat e ndërmarra nga BQK për të kapitalizuar sektorin duke zbatuar shtesat kundërciklike të kapitalit dhe shtesat e kapitalit për bankat sistemike. FMN-ja vlerëson progresin dhe hapat e ndërmarrë nga BQK për të integruar Kosovën në  Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përmes avancimit të kornizës ligjore dhe dorëzimit të paraaplikimit tek DG FISMA i Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC) më 14 tetor 2024", thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024