Në Gjermani, miliona qiramarrës duhet të përshtaten me rritjen e kostove të strehimit.
Kompania më e madhe gjermane e pasurive të paluajtshme, Dax group Vonovia, beson se rritjet e konsiderueshme të qirasë janë të pashmangshme duke pasur parasysh normat e larta të inflacionit.
Gjigandi i pasurive të paluajtshme zotëron rreth 565 mijë apartamente, kryesisht në Gjermani.
Qiraja mesatare në Vonovia u rrit në 7.40 euro për metër katror në tre muajt e parë të këtij viti, 3.1 për qind më shumë se një vit më parë, ende shumë nën normën aktuale të inflacionit prej pak më pak se tetë për qind.
“Bota ka ndryshuar tërësisht. Ka një sërë faktorësh që ngadalësojnë ndërtimin e banesave të reja. Në fund, nuk ka gjasa që të arrihet qëllimi, të paktën këtë vit”, ka thënë ai.