Bosnja dhe Hercegovina voton nën pasojat e vërshimeve
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot po votojnë për zgjedhjen e 143 kryetarëve të bashkive dhe 3,200 anëtarëve të këshillit.
Partitë boshnjake do të marrin pjesë me aleanca të ndryshme, ndërsa partitë serbe dhe kroate po anojnë drejt një aleance apo kandidati të vetëm.
Janë 110 parti, 58 aleanca, 76 kandidatë të pavarur dhe 43 përfaqësues të pakicave që marrin pjesë për votat e 3.4 milionë votuesve të regjistruar, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës (CIK).
Shumica dërrmuese e partive janë boshnjake. Shkalla e lartë sjell me vete një numër të madh kandidatësh dhe aleancash.
Në zonat ku popullsia serbe është e dendur, partitë po propozojnë një kandidat të vetëm, ndërsa partitë boshnjake nuk po propozojnë kandidatë në ato zona dhe disa kandidatë boshnjakë po tërhiqen për shkak të presionit.
Derisa serbët tashmë po shpallin fitore në komunat ku propozohet një kandidat i vetëm, kroatët po ndjekin gjithashtu një politikë të ngjashme.
Bosnja u godit nga shira të dendur dhe rrëshqitje dheu të premten duke vrarë 21 viktima ndërsa përgatitej për zgjedhjet.
Pas një takimi me institucionet përkatëse dhe përgjigjeve nga administratat kompetente të mbrojtjes civile, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të vendosë nëse zgjedhjet do të mbahen në qytetet e goditura nga fatkeqësitë në entitetin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.
Arsimi është pezulluar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe automjetet e transportit publik raportohet se janë jashtë funksionit./AA/