BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Evropa, afrohen me Kinën dhe Rusinë
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë.
Sipas BDI-së, vendimi i Bashkimit Evropian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin evropian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
“Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit. Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë. Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët. Për 100 ditë e larguan shtetin nga Evropa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën. BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perëndimor të shtetit”, thuhet në reagim.