Bosch: QUIN-t duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka shkruar se QUIN-t duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund do të veprojë si i tillë.

Bosch ka shkruar në Facebook se Quint duhet të duartrokas dhe të mbështesë qeverinë, derisa ka postua edhe deklaratën e Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“'Praktika e vendosur“ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të veprojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në Zyrën Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë mbështesni sundimin e ligjit në Kosovë ”, ka shkruar Zulfaj në Twitter në përgjigje të deklaratës së Quint të postuar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025