Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor nuk do të kandidojë për postin e emisarit speciale të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht njoftimeve të tjera.
Sot në orën 17:00 ka skaduar afati për aplikim për thirrjen për propozime të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, për katër të dërguarit specialë të BE-së, përfshirë edhe atë për dialogun.
Megjithatë, siç bëri të ditur Pahor vetëm pak orë para afatit, ai nuk vendosi të kandidojë në fund, megjithëse beson se ka “dijen e nevojshme, përvojën shumëvjeçare dhe arritje të rëndësishme në rajon”.
Siç shpjegon ai, tre të dërguarit e tjerë për Azinë Qendrore, për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik kanë mandat dyvjeçar, ndërsa i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi ka mandat vetëm njëvjeçar: “Ky fakti dhe mesazhi i dhënë nga ky vendim më duket i gabuar”.Ai vetë është i bindur se politika e dialogut teknik nuk ka rezultuar më e mira deri më tani dhe se për shkak të situatës shumë të ndryshuar, ka ardhur koha që një politikan të jetë në këtë post.
"Frika se unë mund të jem arbitrar për shkak të posteve të mia të larta politike në të kaluarën është e pabazë," shtoi Pahor.
"Unë e kuptoj se avokimi për pranimin sa më shpejt të Malit të Zi dhe ndoshta të Shqipërisë është joshëse për një sërë arsyesh. Por nga pikëpamja e stabilitetit gjeopolitik të rajonit dhe dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një qasje e tillë mund të të jetë më shumë një pengesë sesa një nxitje."
Ai si drejtor i Institutit Miqtë e Ballkanit Perëndimor nënshkroi disa kontrata vjetore dhe shumëvjeçare përfshirë edhe Byronë e folësve në Londër, të cilat nuk mund t’i refuzonte për shkak të mundësisë së ulët për t'u emëruar si emisar special për një vit, shpjegon Pahor duke shtuar se pozita e të dërguarit special është i papajtueshëm me aktivitetet tregtare.
"Unë do të vazhdoj të përpiqem për këtë si themelues dhe drejtor i Institutit Miqtë e Ballkanit Perëndimor. Nëse ndonjëri prej tyre më duket i dobishëm në këtë rol, do të bëj më të mirën time," përfundoi Pahor në një postim në X.