​Ambasadori finlandez: Duhet pasur kujdes për diskursin në kohë fushate
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Tashmë kur edhe jo zyrtarisht ka nisur fushata politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen këshillon liderët politikë që mos t’iu japin jehonë narrativave të rreme.

Sipas tij Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik.

Këto komente, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen i bëri në kuadër të konferencës “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS) .

Ambasadori finlandez tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i  mbështes përpjekjet konstruktive të dialogut Kosovë-Serbi  për t’i zbutur tensionet  mes dy vendeve si dhe të promovojë bashkëjetesë paqësore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ambasadori finlandez në Kosovës teksa shprehu mbështetjen e shtetit të tij për integrimit euro-atlantik të Kosovës, theksoi se një hap i tillë është masë jetike për një të ardhme të sigurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024