Borussia fiton me përmbysje
Lexohet për: 1 min.
Borussia Dortmund v Eintracht Frankfurt - Bundesliga
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Borussia Dortmundit mposhtën Eintracht-in në stadiumin e tyre me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës dhe janë sërish të katërtin në tabelë, në pozitën që çon në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga Frankfurti e nisi më mirë ndeshjen dhe udhëhoqi me një gol të Mario Goetze (13), një ish-lojtar i Borussias që i solli titullin Westfalen në brezin e drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.

Por Borussia e ktheu rezultatin me tre gola përmes Karim Adeyemi (33), Mats Hummels (81) dhe Emre Can (92 nga penalltia). Borussia tani ka 50 pikë në tabelë, një pikë më shumë se Leipzig, ndërsa Eintracht është i gjashti me 40.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025