Borrell: Kosova t’i pezullojë operacionet policore, e serbët protestat në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjendja e tensionuar në veri të Kosovës, ka nxitur reagimin e shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka kërkuar nga autoritetet e kosovare t’i pezullojë operacionet policore rreth objekteve të komunave në veri të Kosovës.

Borrell të martën në një konferencë për media ka bërë thirrje që edhe protestuesit e dhunshëm të tërhiqen.

“U kërkova të dyja palëve që urgjentisht të marrin masa për të ulur tensionet menjëherë dhe pa kushte, dhe çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm duhet të shmanget dhe të rivendoset qetësi. Si hap i parë, do të prisja që autoritetet e Kosovës të pezullojnë operacionin policor me fokus në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, dhe protestuesit e dhunshëm të largohen dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi me dy liderët”, theksoi Borrell.

https://kosovapress.com/admin/kfor-te-henen-ne-veri-u-plagosen-30-ushtare-palet-te-marrin-pergjegjesi-per-situaten/

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell se BE-ja pret që palët ta vazhdojnë dialogun.

Borrelli konfirmoi se po punohet që të organizohet një takim urgjent i nivelit të lartë për dialog.

Ai më tej theksoi se zëvendës sekretari i tij i përgjithshëm për Siguri dhe Mbrojtje, Charles Fries është në Kosovë, dhe së bashku me misionin për sundimin e ligjit EULEX si reaguesi i dytë i sigurisë do t’i përgjigjen për situatën në terren.

https://kosovapress.com/admin/policia-pese-te-arrestuar-te-lenduar-disa-ushtare-kfor-it-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024