Bordi evropian për mbrojtjen e të dhënave personale miratoi opinionin e përbashkët për inteligjencën artificiale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bordi evropian për mbrojtjen e të dhënave personale miratoi opinionin e përbashkët për inteligjencën artificiale
111
23/02/2026 - 14:29
Linku u kopjua

Komisionerja  e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka marrë pjesë në takimin e radhës të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPB).

 Në mbledhjen e radhës të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPB) ka miratuar Opinonin e Përbashkët 1/2026 për Inteligjencën Artificiale – “Digital Omnibus on AI” (Paketë ndryshimesh ligjore digjitale që prekin disa rregullore ekzistuese).

Në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi thuhet se opinioni mbështet iniciativat për thjeshtimin e kuadrit rregullator digjital dhe rritjen e konkurrueshmërisë në Bashkimin Evropian dhe Bordi  ka theksuar se  çdo ndryshim duhet të garantojë ruajtjen e standardeve të larta të mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

 “Diskutimet në takim mbështeten masat që synojnë lehtësimin e barrës administrative për organizatat, përfshirë zgjatjen e afateve për njoftimin e shkeljeve të të dhënave dhe përdorimin e modeleve të harmonizuara për vlerësimet e ndikimit në privatësi dhe mbrotjen e te dhënave personale”, thuhet në njoftim.

 Në kuadër të këtij takimi, EDPB miratoi edhe Programin e Punës 2026–2027, i cili parashikon harmonizimin e mëtejshëm të zbatimit të GDPR-së, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse dhe hartimin e udhëzimeve të reja, përfshirë ato mbi anonimizimin, pseudonimizimin, mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale”, thuhet më tej në këtë njoftim.

“Angazhimi aktiv i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në punimet e EDPB-së i mundëson Republikës së Kosovës  të ndjekë zhvillimet më të fundit rregullatore dhe të kontribuojë në proceset konsultative që lidhen me zbatimin e kuadrit ligjor evropian për mbrojtjen e të dhënave personale

 Pjesëmarrja e Kosovës në këto procese është me rëndësi të veçantë për përafrimin gradual të legjislacionit dhe praktikave vendore me standardet evropiane, si dhe për përgatitjen e institucioneve publike dhe private ndaj zhvillimeve rregullatore në nivel të Bashkimit Evropian, veçanërisht në fushën e sistemeve automatike dhe inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026