Bordi Drejtues i ShKUK-së miratoi dorëheqjen e Valbon Krasniqit
Lexohet për: 1 min.
valbon-krasniqi-030520
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në një komunikatë për media Bordi Drejtues i SHKUK-së njofton se ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e  mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim

Po ashtu në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024