Bora “varros” perëndimin e Nju Jorkut, shkon deri në 2 metra
Lexohet për: 1 min.
-640-0-7777jpg-1668889268
2 vite më parë
Linku u kopjua

Stuhi dëbore po bien për të dytën ditë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut , në zonën më të madhe të Buffalo , duke shkaktuar kaos trafiku dhe dëmtime në infrastrukturë.

Rajoni regjistroi një reshje të paprecedentë bore për muajin nëntor , e cila madje vjen relativisht herët në dimër. Në dy vende matjet treguan, brenda 48 orëve,  përkatësisht 195 dhe 182 centimetra , pa përfunduar fenomeni.

Dukshmëria në pjesë të mëdha të rrjetit rrugor është pothuajse zero, duke e bërë pothuajse të pamundur udhëtimin. Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Buffalo janë anuluar dhjetëra fluturime.

Paralajmërimet e motit janë në fuqi për 6 milionë njerëz që jetojnë në brigjet e Liqeneve të Mëdha në Erie dhe Ontario, në zonën më të madhe të Buffalo. Mesazhi është i qartë: Mos dilni nga shtëpia për asnjë arsye, raporton CNN.

Ndërkohë dy shtetas kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër teksa pastronin banesat e tyre. Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët se puna e pastrimit është shumë e rëndë dhe sfilitëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025