Bogujevci vizitoi provat e Operës së Kosovës, sot jepet premiera e Diptikut të Puccinit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bogujevci vizitoi provat e Operës së Kosovës, sot jepet premiera e Diptikut të Puccinit
Opera
01/07/2026 - 07:58
Linku u kopjua

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar të martën provat e Operës së Kosovës, në prag të premierës së Diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të mbahet  sot (1 korrik).

Gjatë vizitës, Bogujevci përcolli nga afër punën intensive të orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë përgatitjet për këtë produksion operistik që sjell në skenën e Prishtinës dy vepra të rëndësishme të repertorit botëror, thuhet në njoftimin e Operës së Kosovës në Facebook.

Sipas Ministrisë së Kulturës, premiera e 1 korrikut përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin e jetës operistike në Kosovë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e artit skenik dhe muzikor në vend, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026