Plazhi i Spillesë është shndërruar viteve të fundit në një nga vendet më të preferuara për pushimet verore. Vija e gjatë bregdetare me hapësira të bollshme me rërë që është e pasur me jod, si dhe pishat, e shndërrojnë Spillenë në një plazh komod për pushimet familjare, por jo vetëm.
Por, të përcaktoheni për Spillenë nuk është e gjitha, pasi ju duhet të siguroheni që do të qëndroni në hotelin që ka ofertën më të mirë. Dhe ofertën më të mirë, padyshim, se do ta gjeni në resortin Blu Mare.
Të përshtatshëm për pushime familjare, por edhe në çift apo në shoqëri. Të gjitha i gjeni në një vend: Blu Mare me paketat e saj all-inclusive.
Për ta nisur ditën, mëngjesi ofrohet me një shumëllojshmëri të gjerë të pjatave kontinentale të ftohta dhe të ngrohta.
“Blue Mare Resort tashmë operon në treg prej shtatë vitesh, që nga viti 2015. Koncepti i shërbimit tonë është all-inclusive, ku çdo gjë është e përfshirë, mëngjes, drekë, darkë dhe pije pa limit nga ora 09:00 deri në 22:00... Blue Mare Resort disponon një shërbim hotelerie me një standard prej katër yjesh, ku recepsioni është i hapur 24 orë... Ne ofrojmë edhe një pishinë të jashtme, ofrojmë plazhin privat prej 70 çadrave dhe një akomodim prej 144 personave në plazhin privat, ndërsa në hotel kemi 75 dhoma dhe kapaciteti i plotë i hotelit shkon diku 200 persona... Gjithashtu, disponojmë edhe dhoma me pamje nga deti, ku ka një peizazh shumë të bukur”, tregon Moja.
Hoteli kujdeset gjithashtu për argëtimin e të ftuarve me mbrëmje më muzikë “live”. Ndërsa siguria e pushuesve është kryefjalë e Blu Mare.
Prej kohësh shqiptarët e Kosovës e kanë zgjedhur Spillenë dhe resortin Blu Mare dhe rikthehen aty vit pas viti për shkak të shërbimit të mirë.
“Një gjë e veçantë që e diferencon plazhin e Spillesë nga plazhet e tjera janë pishat, të cilat janë të mbrojtura nga UNESCO-ja. Po ashtu, është dhe jodi tepër i veçantë që ka plazhi i Spillesë... Pjesa më e madhe e vizitorëve janë prej Kosovës dhe Maqedonisë, ku mbizotërojnë mbi 60% të vizitorëve që akomodohen në resortin tonë”, tha Moja.
“Resorti jonë cilësohet si resort familjar, ku të gjithë vizitorët vijnë që ta kenë kënaqësinë e rehatisë, kënaqësinë e qetësisë dhe mbi të gjitha, edhe nëse janë me fëmijë, kemi një kënd lojërash dhe çdo fundjavë kemi animatorë privatë që mbajnë fëmijët duke lozur me lojëra të ndryshme”, tha Moja.
Blue Mare i plotëson të gjitha standardet e shërbimit me cilësi të lartë, duke u kujdesur për çdo detaj. Prandaj, shërbimi dhe infrastrukturë e bëjnë atë një vend ideal për të kaluar pushimet tuaja që do të mbesin mend gjithë jetën.