Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
Lexohet për: 1 min.
298702712_856953035277841_251386535908076489_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm rruga Mitrovicë-Zveçan është bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se deri te bllokimi i rrugës ka ardhur si rezultat i  rrëshqitjes së dheut dhe gurëve te vendi i quajtur Kërshi i Dudës.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ekipet përkatëse janë duke punuar në pastrimin e rrugës edhe gjatë kohës kur po raportojmë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar", tha Radoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025