Në seancën gjyqësore ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren janë dëgjuar dy dëshmitarë, Liridon Ajazi dhe Brendon Kurtaj.
Liridon Ajazi gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se asgjë nuk i kujtohet sepse ka qenë shumë i dehur. Por ai tha se të akuzuarit i njeh sepse janë të një fshati.
Ajo tutje e pyeti dëshmitarin se a ka dëgjuar të shtëna, ndërsa, dëshmitari Ajazi tha se ka dëgjuar krisma por “nuk e di sa”.
Se ndodhej në lokalin “Kobra City” në natën kritike deklaroi edhe dëshmitari tjetër, Brendon Kurtaj. Edhe ai tha se ka qenë në lokal dhe ka qenë po ashtu shumë i dehur.
Gjatë seancës, trupi gjykues dha njoftimin se Policia nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për Hasime Idrizin dhe nuk e kanë gjetur në adresën e dhënë, madje u tha se nuk e njohin as banorët e rrethinës.
Më pas trupi gjykues mori vendim që të mos të lexohet në seancën e sotme dëshmia e dëshmitares Hasime Idrizi dhe se “do të urdhërojë verifikim të adresës”.