Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha sot se Rusia nuk ka hequr dorë nga një pushtim i Ukrainës, megjithëse ka ende një shans që diplomacia të shmangë një luftë, sipas CNN.
“Siç e kemi përshkruar, gjithçka që çon në pushtimin aktual duket se po ndodh”, tha Blinken.
Blinken tha se ishte i shqetësuar se zgjatja e manovrave ishte një tjetër shenjë se Rusia po krijonte skenën për të pushtuar, pas akumulimit të më shumë se 150 000 forcave përgjatë kufirit të Ukrainës.
“Tani ata po justifikojnë vazhdimin e manovrave që ata thanë se do të përfundonin tani, por vazhdimi pafundësisht i tyre… rrit tensionet”, theksoi Blinken.
Ai shtoi se presidenti Joe Biden është i gatshëm të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin “në çdo kohë, në çdo format” nëse kjo do të ndihmojë në parandalimin e një lufte.
”Ne besojmë se presidenti Putin e ka marrë vendimin, por derisa tanket të rrotullohen dhe aeroplanët të fluturojnë, ne do të përdorim çdo mundësi dhe çdo minutë… për parandalimin e kësaj situate”, tha Blinken./ a.jor.