Bliken thotë se është 'thellësisht i pikëlluar' nga tërmetet në Turqi
Lexohet për: 2 min.
antony-blinken-gty-jt-201123_1606166749745_hpMain_16x9_1600
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit tha të dielën se është "thellësisht i pikëlluar" nga shkatërrimet e tërmeteve të javës së kaluar në Turqi.

"Jam thellësisht i pikëlluar që pashë nga afër shkatërrimin e tërmeteve në Turqi. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të bërë gjithçka që mundemi për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit, lehtësimit dhe rimëkëmbjes," Antony Blinken, i cili vizitoi rajonin e goditur nga tërmeti”, ka shkruar ministri Mevlut Çavusoglu në Twitter.

Si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Turqi, e cila u godit nga dy tërmete në fillim të këtij muaji, Blinken mbërriti në bazën ajrore Incirlik në Adana të dielën, ku u prit nga ministri i jashtëm turk.

Cavusoglu, nga ana e tij, shkroi në Twitter: "Përpara takimit tonë zyrtar të nesërm, kemi ekzaminuar zonat e tërmeteve me Blinken, i cili është në vizitë solidariteti në Turqi".

Në bordin e një helikopteri, dyshja ekzaminoi rajonin e goditur nga tërmeti.

Blinken njoftoi gjithashtu planin e Uashingtonit për një shtesë prej 100 milionë dollarësh për të ofruar ndihmë për shpëtimin e jetës në Turqi dhe Siri përmes Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, byrosë humanitare të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

"SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me popullin turk dhe sirian," tha ai.

Në përgjigje të tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse, SHBA është përgjigjur me 185 milionë dollarë ndihmë humanitare deri më sot, tha Blinken, duke shtuar se bizneset, komunitetet dhe individët amerikanë po ndihmojnë gjithashtu bujarisht të dy vendet.

Të paktën 40,689 njerëz kanë humbur jetën në dy tërmete të fuqishme që tronditën Turqinë jugore më 6 shkurt, sipas shifrave të fundit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025