Blerim Sallahu me detyrë të re, emërohet këshilltar ligjor i Kurtit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Blerim Sallahu me detyrë të re, emërohet këshilltar ligjor i Kurtit
650359197_1433443978461462_6292984610969698540_n
16/03/2026 - 18:04
Linku u kopjua

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i është bashkuar kabinetit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në cilësinë e këshilltarit ligjor.

“Pas përvojës sime institucionale si zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirënjohës për besimin dhe i vendosur të vazhdoj të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës sonë”, shkroi ai.

Ai shtoi se angazhimi i tij është vazhdimi i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026