Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur hero të Kosovës ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair. Osmani tha se roli i Blairit ka qenë vendimtar për çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë. Ajo nënvizoi se Britania e Madhe me në krye Blairin, bashkë me forcat aleate të NATO-s, e ka shpëtuar popullin e Kosovës nga shfarosja e cila synohej nga regjimi gjenocidal i Milosheviqit.
Osmani në deklarimin për medie pas takimit me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, tha se Kosova sot është një nga trashëgimitë më të suksesshme dhe mësimet se mbrojtja e paqes, lirisë, dhe demokracisë janë shtyllat e civilizimi.
Ai tha se tani vendet demokratike duhet t’i rrinë në krah njerëzve të Kosovës në mënyrë qe e ardhmja e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran zë vendin në mekanizmat ndërkombëtar.
Blair po qëndron në Kosovë në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ai pati edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe takoi kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.