Bizneset po pësojnë dëme, thirrje ZRRE-së të rishqyrtojë liberalizimin e tregut të energjisë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bizneset po pësojnë dëme, thirrje ZRRE-së të rishqyrtojë liberalizimin e tregut të energjisë
rryma
14/08/2025 - 17:53
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë, Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, shprehin shqetësimin e thellë për situatën e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale.

Ato në një deklaratë për media kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të rishqyrtojë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe njëkohësisht të mos aplikojë ndërprerjen e furnizimit me energji të bizneseve, siç ka paralajmëruar se do të nisë nga data 16 gusht, raporton KosovaPress.

“Ndërprerja e furnizimit me energji do të sjellë pasoja të jashtëzakonshme, duke filluar nga ulja e numrit të të punësuarve, rritja e çmimeve, rritja e importit dhe rënia e eksportit. Ne jemi tashmë të informuar se disa biznese kanë ndërprerë punën, ndërsa të tjerat janë në proces të mbylljes së reparteve.”

Gjithashtu, shumë biznese janë duke pësuar dëme për shkak të kontratave me partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë nën kosto të prodhimit për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

“Shoqatat e bizneseve po vazhdojnë konsultimet me bizneset për hapat e mëtejmë. E ritheksojmë edhe një herë se askush nuk është kundër liberalizimit të energjisë, por kundër formës së zgjedhur nga ZRRE, ku mbi të gjitha ka munguar informimi i mirëfilltë për këtë proces shumë të rëndësishëm.  Gjithashtu, çmimet e ofruara nga kompanitë e licencuara për furnizim me energji janë shumëfish më të larta se ato të rajonit, përfundon deklarata.

Konsumatorët komercialë të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik nga 16 gushti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026