Bixhoz në një shtëpi në Skenderaj, dy të arrestuar
Lexohet për: 2 min.
279465279_285524500454482_2154931408104249555_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një 32 vjeçar, pronar i një shtëpi, si dhe një 23 vjeçar janë arrestuar në Skenderaj, pasi organizonin bixhoz të paligjshëm.

Sipas Policisë, sot rreth orës 00:40, kanë realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse të saj në një fshat të Skenderajt. P

“Paraprakisht është siguruar leja për realizmin e kontrollit nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj.  Gjatë kontrollit, në podrumin e shtëpisë në fjalë janë hasur gjashtë persona të ulur për rreth një tavoline, 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore xhepi për mbajtjen e evidencës së lojërave të fatit. Gjithashtu janë kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë ku në njërën prej automjeteve është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome. Të gjitha gjësendet e gjetura janë sekuestruar  dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme. Lidhur me rastin, në cilësi të dyshuarit është arrestuar pronari i shtëpisë  B.SH., 32 vjeçar dhe pronari i automjetit S.B., 23 vjeçar, te dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas procedurës së intervsitimit, ndaj pronarit  të shtëpisë është iniciuar rasti për veprën penale; ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim te pa-autorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit  të  dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025