Bitcoin rikuperohet, por mbetet në një pikë kritike
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bitcoin rikuperohet, por mbetet në një pikë kritike
Bitcoinn
Foto Ilustruese
03/06/2026 - 13:50
Linku u kopjua

Bitcoin u rikuperua me 0.7% të mërkurën, por mbetet në një pikë kritike pas një rënieje prej 9.5% që nga e diela.

Kriptomonedha më e madhe në botë u tregtua me rreth 67,000 dollarë, duke qëndruar në mes të një intervali që ka dominuar tregun mes shkurtit dhe prillit, pas dështimit për të kaluar mbi 81,000 dollarë muajin e kaluar, përcjell KosovaPress.

Nëse Bitcoin bie nën 60,000 dollarë, kjo mund të shkaktojë një valë likuidimesh dhe një rënie të mëtejshme deri në rreth 54,000 dollarë, një nivel mbështetjeje i regjistruar si në vitin 2024 ashtu edhe në 2021.

Ndërkohë, Ether (ETH) tregtohet rreth 1,870 dollarëve, duke u rritur për 0.9% që nga mesnata UTC, por kjo rritje vjen pas një rënieje të fortë që e çoi në nivelin më të ulët që nga shkurti.

Tregu amerikan i aksioneve u rrit sërish në nivele rekord të martën, sipas CoinDesk. Ky dallim mes tregjeve ka nisur të shqetësojë disa investitorë në kripto, pasi historikisht kriptot dhe aksionet kanë lëvizur në të njëjtin drejtim.

Ndërkohë, token-ët e inteligjencës artificiale vazhduan të performojnë më mirë se tregu i përgjithshëm. NEAR, RENDER dhe FET u rritën për rreth 9% të mërkurën, pas rënies së përgjithshme të tregut të martën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026