Kurti komenton pretendimet e Haradinajt për protesta kundër gazit amerikan
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti komenton pretendimet e Haradinajt për protesta kundër gazit amerikan
Foto Arkiv
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, i cili theksoi dy ditë parë se LVV po përgatitet për protesta kundër gazit amerikan.
Këtë deklaratë, Kurti e quajti të rrejshme.
I pyetur nga KosovaPress për deklaratën e Haradinajt, Kurti tha se protestat e fuqishme gjithmonë janë bërë nga partia e tij, mirëpo deklarata e Haradinaj flet sipas tij për ta e asgjë për Vetëvendosjen.
“Kam parë që kanë qarkulluar disa lajme të rrejshme për atë se Lëvizja Vetëvendosje planifikon protesta. Natyrisht protestat më të fuqishme i ka bërë VV-ja dhe ndoshta kur njerëzit e mendojnë protestën, e mendojnë VV-në. Mirëpo, kjo nuk flet asgjë për neve, flet për ata”, tha Kurti.
Dy të më parë, Haradinaj ka shkruar: “Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan”.
Haradinaj rikujtoi në një postim në rrjetet sociale, se më 21 nëntor 2018, gjatë mandatit të tij si kryeministër, Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia. Sipas tij, vendimi i qeverisë Kurti për heqjen e kësaj mase më 1 prill 2020 i hapi rrugë rikthimit të mallrave serbe në tregun e Kosovës.
Në këtë postim ai përmendi se njerëzit e Kurtit po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. /A.Shala/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.