Bislimi: Vuçiq t’u jep autonomi shqiptarëve në tri komunat në jug
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Bislimi: Vuçiq t’u jep autonomi shqiptarëve në tri komunat në jug
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për modelet autonome evropiane, duke thënë se ai duhet të ofrojë një model të tillë për shqiptarët në tri komunat në jug.

“Vuçiq vlerëson modele të ndryshme të autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke u ofruar një model të tillë shqiptarëve të tri komunave në jug”, ka shkruar Bislimi në X.

Ai ka përkujtuar se në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë.

Së fundi, Berliner Zeitung shkruan për fjalimin e Vuçiq javën e kaluar në Cyrih, se si publiku në sallë ka mbetur i shtangur në disa raste, e dy herë i hutuar.

Duke folur për Ballkanin, Vuçiq vlerësoi se “konflikti mund të ishte i qetë nëse rajoni pranohej plotësisht në BE”, shkruan Berliner Zeitung dhe thekson se presidenti i Serbisë përmendi Tirolin e Jugut, Alsasën “si shembuj të suksesshëm nga kohët e fundit.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025