Është hapur zyrtarisht Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Në eventin tashmë tradicional, “Prishtina 2024” po marrin pjesë ndërmarrje nga Kosova dhe më gjerë, për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe po njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja.
Ai potencoi se organizmi i panaireve ndikon që Kosova të ketë një ekonomi më të fortë dhe dinamike.Pana
Bislimi shtoi se për vendin tonë është me rëndësi që Kosova të pozicionohet sa më fortë në treg.
Ai shtoi se gjatë këtij panairi do të këtë diskutime të rëndësishme mbi investimet, fondin e sfidave të rajonit dhe prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se ky panair në aspektin e zhvillimit ekonomik ka një investim që kthehet, ngase fuqizohet aspekti i rrjetëzimit dhe ndërtoj ura për bashkëpunime. Ky panair do të jetë i hapur deri më 31 maj.