Bislimi: Ka rënie të papunësisë nga 11.8% në 10.7%
Lexohet për: 1 min.
Besnik-Bislimi-1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar sot se papunësia në Kosovë ka rënë nga 11.8% në 10.7%

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Besnik Bislimi ka shkruar se iu ka referuar të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%”, ka shkruar Besnik Bislimi.

Sipas zv.kryeministrit Besnik Bislimi në tri vitet e fundit indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme.

“Në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë. Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese”, ka shkruar Besnik Bislimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024