Bislimi i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-FMN
Lexohet për: 1 min.
u54u54u4
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi priti sot në takim zëvendësshefin e misionit të FMN-së në Kosovë David Amaglobeli, të cilin e ka informuar për  situatën ekonomike dhe indikatorët makroekonomikë.

Në takim u diskutua edhe mbi vizitën e ardhshme në Kosovë të stafit të FMN-së, përgjatë së cilës në mënyrë të zgjeruar do të njihen me situatën ekonomike në vend, përmes takimeve të ndryshme bilaterale me institucionet vendore.

Duke shprehur mirënjohjen për ndërveprimin e frytshëm me FMN-në, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vlerësimin për pikëpamjet e ndara në këtë takim dhe vullnetin e gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024