Faton Bislimi theksoi se festa e LDK-së do të ishte më madhështore sikur në Kuvendin e sotëm zgjedhor të kësaj partie ai do të debatonte me Lumir Abdixhikun.
Pas rizgjedhjes së kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhikut dhe pamundësisë së tij për të kandiduar për këtë pozitë, Bislimi u shpreh se kandidaturën e tij e ka dorëzuar të hënën e kaluar, përmes një shkrese dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës.Abdixhiku thotë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së përcakton fatin e Republikës - KosovaPress
Ndryshe, Faton Bislimi kishte paralajmëruar kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së në Kuvendin e sotëm zgjedhor të kësaj partie, por që nuk i ishte lejuar pasi nuk është delegat i zgjedhur. Më herët, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri komentoi pretendimin e Faton Bislimit për të qenë kandidat për kryetar të LDK-së.
"A keni dëgjuar ndonjë parti të ndodhë të vijë dikush tjetër dhe të thotë po dua të bëhem kryetar i partisë dhe të bëhem delegat. Shko pyeteni këta në LVV a ka bërë vaki, ose në PDK ose në Aleancë... Ke qenë pjesë po nuk ke marrë pjesë në proces zgjedhor, nuk je kandidat", tha Muhaxheri. /KosovaPress
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.