Demokracia në Veprim publikon rezultatet preliminare, kjo është renditja
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
demokracia ne veprim
15 orë më parë
Linku u kopjua

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e sotme në Kosovë.

Eugen Cakolli nga KDI, pjesë e Demokracia në Veprim, në një konferencë për media, ka vlerësuar se procesi i votimit është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha.

Sipas të dhënave paraprake, dalja e përgjithshme e votuesve ka qenë 42.1%, duke shënuar një ulje prej rreth 4% krahasuar me zgjedhjet e kaluara, pa votat me kusht dhe ato nga diaspora.

“Demokracia në Veprim vlerëson që votimi ka rrjedhur në atmosferë të qetë. Dalja e përgjithshme e votuesve është 42.1% me margjinë gabimi 0.84 për qind. Në këto zgjedhje nuk llogariten votat me kusht dhe ato jashtë vendit, apo përmes postës në Kosovë. Sa i përket daljes kemi ulje rreth 4% më të ulët se në 2021... Në bazë të statistikave subjekti i parë është LVV 40.4% me margjinë gabimi 1.44 për qind, PDK 21.7% me margjinë gabimi 1.45 për qind, LDK 17.5% me margjinë gabimi 0.97 për qind, AAK- NISMA, Intelektualët dhe subjektet tjera të koalicionit me 7.2% me marzhë të gabimit 0.82 për qind. Koalicioni për Familje ka marrë 2.4 për qind, me marzhë të gabimit 0.21 për qind. Lista Serbe 5.4 për qind me marzhë gabimi 1.68 për qind dhe subjekti politik Za Slobodu Pravdu i Opstinak ka marrë 0.6 për qind të votave që në bazë të rezultateve iu garanton atyre një ulëse në Kuvend”, ka thënë Cakolli.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025