Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se agresioni serb në Banjskë mund të zhbëjë të gjithë progresin e bërë përmes dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai foli në konferencën e organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ku u prezantua analiza për sulmin e 24 shtatorit. Sipas kësaj analize ngjarja në Banjskë ka qenë një agresion i pastër nga ana e Serbisë kundër Republikës së Kosovës, derisa i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë masa konkrete sanksionuese kundër Serbisë.
Në këtë konferencë, Bislimi tha se akti i agresionit ka ngritur brengën jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe në BE.
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, tha se Serbia nuk ka identitet dhe stabilitet politik, derisa shtoi se lidhja e pushtetit me krimin atje është e pandarë.
"Ky grup divizanto terrorist është përgatitur me muaj të tërë në kampet stërvitore në Serbi, të ushtrisë dhe policisë serbe. Është përgatitur në mënyrën më të sofistikuar dhe është i armatosur dhe pajisur në mënyrën më të sofistikuar që ka Serbia sot. Planifikimi është bërë në qendrën e ushtrisë serbe në shtatmadhëri, por urdhërdhënësi Aleksandër Vuçiq", tha ai.
Tutje, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani, foli për renditjen e argumenteve pse Serbia vazhdon të jetë rreziku më i madh për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Përpos këtyre, Elshani përmendi sulmet ndaj KFOR-it të datës 25 maj të vitit 2023, dhe sulmit ndaj Policisë dhe gazetarëve e qytetarëve.
E shkencëtari politik, Jasmin Mujanoviç, se sulmi terrorist i 24 shtatorit është sulm nga shteti serb.
"Sipas meje ky është sulm nga shteti serb", tha Mujanovic.