(E përmirësuar)
Gazeta gjermane Bild shkruan se në pjesë të mëdha të Evropës ekziston një shqetësim i madh për negociatat amerikane-ruse.
Një zyrtar për siguri nga Evropa Lindore tha për Bild, se sipas informacioneve, bëhet fjalë për kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2021, që nënkuptojnë një tërheqje të trupave amerikane nga të gjitha shtete e NATO-s që iu bashkuan Aleancës Veri-Atlantike pas vitit 1990.
Një skenar i rastit më të keq në të cilin ekspertët kanë më së shumti frikë nga një pushtim i drejtpërdrejtë i ushtrisë ruse në ish-republikat sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe një luftë në shkallë të gjerë me Poloninë.Sipas informacioneve në faqen zyrtare të NATO-s, Italia ka 1 mijë e 258 trupa në Kosovë, ndërsa SHBA 602.
Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit vetëm në shtetet kufitare me Rusinë është garancia më e madhe për pavarësinë e vendeve.
“Me largimin e trupave amerikane, Putin mund të fillojë të shohë mundësinë për të aneksuar gjithçka që dëshiron. Politika qetësuese e Biden mund të ishte quajtur një shfaqje dobësie, por një politikë edhe më e dobët do të ishte t'i jepte Putin një pjesë më të madhe të Evropës sesa Ribbentrop i dha Molotov.”