Tanimë është zyrtare që Kosova ka mbetur sot pa trajner, pas shkarkimit të Alain Giresse.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e bëri të ditur sot se me marrëveshje të dyanshme me Giresse ka vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit, raporton KosovaPress.
Giresse morri drejtimin e Kombëtares së Kosovës më 23 shkurt të vitit 2022.
Në krye me “Dardanët”, tekniku francez arriti në 14 ndeshje të ketë bilanc jo të mirë prej katër fitoresh, gjashtë barazimeve dhe katër humbjeve.
Ndeshja e fundit ishte ajo e mbrëmshme kundër Bjellorusisë, në të cilën “Dardanët” pësuan humbje me rezultat të ngushtë 2:1.
Më poshtë mund të gjeni historikun e ndeshjeve të Kosovës në krye me Alain Giresse.
Zvicra 1:1 Kosova
Qipro 0:2 Kosova
Kosova 3:2 Irlanda e Veriut
Greqia 2:0 Kosova
Kosova 5:1 Qipro
Kosova 2:2 Armenia
Izraeli 1:1 Kosova
Kosova 1:1 Andorra
Bjellorusia 2:1 Kosova