Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale të fluksit të automjeteve nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.
Pritjet më të mëdha janë për momentin në Muçibabë, ku kolona e automjeteve në hyrje është 100 metra dhe pritjet e qytetarëve janë 15 minuta. Pritje ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar - 40 minuta, me kolonat e gjata të automjeteve deri në 200 metra.
Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 20 minuta, me kolona deri në 100 metra, ndërsa në dalje kolona është 50 metra e gjatë dhe pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Jarinje pritjet për hyrje-dalje janë nga 15 minuta, por nuk ka kolonë të automjeteve. Edhe në Bërnjak nuk ka kolona të automjeteve, por pritjet për hyrje-dalje janë nga 5 deri në 15 minuta, sipas të dhënave të orës 16:07.