Bie nga 30 metra lartësi, vdes punëtori 33-vjeçar në Itali
Lexohet për: 1 min.
Salemi Trapani
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një punëtor që po punonte në një turbinë me erë në territorin e Salemit të Italisë është rrëzuar nga 30 metra lartësi dhe ka humbur jetën. Aksidenti ndodhi në rrethin Ranchibilotto, një rrugë provinciale pranë qytetit që lidh Salemi me Trapanin – një kantier ndërtimi për instalimin e ri të turbinave me erë në parkun e erës Erg 69.

Giovanni Carpinelli (33), me origjinë nga Benevento, ishte punonjës i një kompanie të Napolit që operonte si nënkontraktore për montimin mekanik. Zjarrfikësit kanë nxjerrë me vështirësi trupin e viktimës, pasi gjatë rënies ishte  ndalur në strukturën e turbinës në lartësinë prej rreth 48 metrash, raporton ANSA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025