Bie fasada në një objekt në Prishtinë, Komuna bën apel te qytetarët për kujdes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bie fasada në një objekt në Prishtinë, Komuna bën apel te qytetarët për kujdes
Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë, përktatsisht në objektin e OVL-UÇK, ka rënë në tokë, kjo ka bërë që njësitet emergjente të dalin në vendin e ngjarjes dhe të vendosin shiritet rrethuese.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca kanë bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke punuar në sigurimin e zonës dhe menaxhimin e situatës, ndërsa kanë apeluar tek qytetarët që të shmangin lëvizjen pranë perimetrit të rrezikut.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.