Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua sot me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin.
Liderët ishin planifikuar të diskutonin mbështetjen perëndimore për Ukrainën, zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera të ngutshme globale, sipas diplomatëve amerikanë që informuan gazetarët.
“Ndërsa Ukraina po përballet me një dimër të ashpër, ne duhet të mbajmë vendosmërinë tonë, përpjekjet dhe mbështetjen tonë. E di që kostoja është e rëndë, por mos gaboni. Ajo zbehet në krahasim me koston e jetesës në një botë ku mbizotëron agresioni, ku shtetet e mëdha sulmojnë dhe ngacmojnë më të voglat thjesht sepse munden”, tha ai.
Vizita lamtumire e Biden në Gjermani erdhi në një kohë të shqetësimeve në rritje në Evropë për të ardhmen e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, pasi sondazhet e fundit sugjerojnë se ish-presidenti Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.