Biden takim online me liderët evropian
Lexohet për: 2 min.
USA-RUSSIA/BIDEN-PUTIN
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka zhvilluar një takim online me liderët evropian.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin e tyre rreth situatës Rusi-Ukrainë si dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Në këtë takim online morën pjesë kryeministri kanadez, Justin Trudeau , presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz , kryeministri italian Mario Draghi, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis si dhekKryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se ata kanë shprehur dëshirën për një zgjidhje diplomatike të kësaj situate dhe diskutuan për angazhimet e fundit me Rusinë në formate të shumta.

“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e përpjekjeve të koordinuara për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e tyre për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh përshkallëzimin ushtarak dhe për të vazhduar forcimin e pozicionit mbrojtës në krahun lindor të NATO-s. Ata u angazhuan për konsultime të vazhdueshme të ngushta, duke përfshirë punën me NATO-n, BE-në, OSBE-në dhe OKB-në dhe nëpërmjet saj”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025