Biden planifikon të emërojë Lynne Tracy si ambasadore të SHBA në Rusi
Lexohet për: 1 min.
ambassador-2-e1632203913799-347x433
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të emërojë diplomaten e karrierës Lynne Tracy si ambasadore të SHBA në Rusi, tha sot një burim i njohur me këtë çështje.

Tracy është aktualisht ambasadore e SHBA në Armeni. Posti i ambasadorit të SHBA-së në Rusi ka mbetur vakant që prej datës 4 shtator, kur John Sullivan përfundoi mandatin e tij.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi lajmin e emërimit të Lynne Tracy, i cili u raportua për herë të parë nga CNN.

Tracy ishte zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën amerikane në Moskë nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Para se të betohet si ambasadore në Erevan në vitin 2019, ajo shërbeu si Këshilltare e Lartë për Çështje Ruse në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025