Biden pas Trumpit në shtatë shtetet kryesore të fushëbetejës
Lexohet për: 1 min.
Biden Trump
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA Joe Biden është pas kandidatit republikan për president Donald Trump në të shtatë shtetet kryesore, sipas një sondazhi të publikuar të martën.

Sondazhi i YouGov për Times/SAY24 e gjeti Bidenin pas në Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin në periudhën që shtrihet nga 4 deri në 12 korrik.

Kjo është java pas debatit presidencial dhe para tentativës për vrasjen e Trump të fundjavës së kaluar.

SAY24 është një projekt i përbashkët nga universitetet Stanford, Arizona State dhe Yale.

Biden ka humbur mbështetje në çdo shtet të sondazhit që kur sondazhi u krye për herë të fundit në mars, përveç Arizonës ku ai ka vazhduar të mbetet pas Trump me 7% në mesin e votuesve të regjistruar. Presidenti kishte udhëhequr në tre prej shteteve, por ka parë që mbështetja e tij të zbehet vazhdimisht në katër muajt e fundit./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024