Biden mbështet Harris pas tërheqjes: Është koha ta mposhtim Trump
Lexohet për: 1 min.
rf2r2r2
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti Joe Biden ka shprehur mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, pasi më herët njoftoi tërheqjen nga gara elektorale e nëntorit në SHBA.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë - është koha të mblidhemi dhe të mposhtim Trump. Le ta bëjmë këtë," tha Biden në X.

Ai tha se zgjedhja e Harris si kandidatja e tij në vitin 2020 ka qenë "vendimi më i mirë që ai kishte marrë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025